Fanny ka fituar botërorin e saj

04/07/2014 00:00

Lajmi i “zyrtarizimit” të lidhjes së tyre u përhap në ditët e para të botërorit të Brazilit, aty ku edhe u fotografuan të lumtur në krahët e njëri-tjetrit.

Por me përfundimin para kohe të botërorit për Italinë, Fanny Neguesha dhe Mario Balotelli u rikthyen në Milano.

I fejuari i saj nuk shkëlqeu në botëror dhe ai u kryqëzua nga opinioni publik dhe media sportive italiane. Por tjetër gjë ndodh me Fanny-n. Bukuroshja 23-vjeçare shkëlqeu në Brazil dhe të njëjtën gjë bëri edhe në rrugët e Milanos kur u fotografua e vetme duke bërë “shoping”.

FOTO GALERI
4/5

Top Channel