“Axurrët” nisin pushimet pas eliminimit nga Botërori

04/07/2014 00:00

Pas eleminimit nga Botërori, “Axurrët” nisin një tjetër transfertë, atë të pushimeve. Abate, Bonucci, Verratti dhe Aquilani kanë zgjedhur Formenterën, Pirlo dhe Chiellini Nju Jorkun, Cerci Ibizën dhe  Marchisio, Sardenjën. 

Ata kanë harruar zhgënjimet e tapetit jeshil që solli Botërori “Brazil 2014” dhe futbollistët italianë kanë filluar pushimet duke shijuar detin së bashku me bashkëshortet ose të dashurat e tyre.
 
Ignazio Abate me partneren Valentina Del Vecchio,  Alberto Aquilani me Michela Quattrociocche, e cila është në pritje të fëmijës së saj të dytë pas vajzës Aurora.

Leonardo Bonucci ka zgjedhur Formenterën së bashku me partneren Martina Maccari. Ndërsa Marco Verratti ka shpërndarë disa foto ku argëtohet me miqtë në mes të detit.

Alessio Cerci dhe Federica Riccardi kanë zgjedhur Ibizën, ndërsa Claudio Marchisio po shijon detin e  Sardenjës ku ka postuar një foto të fëmijëve të tij.
 
Nga Nju Jorku mbërrijnë imazhe romantike të Giorgio Chiellinit dhe Carolina Bonistallit. Çifti së shpejti do të martohet dhe ka zgjedhur që të kalojë disa pushime përpara muajit e mjaltit.  

Një përshëndetje nga Nju Jorku na vjen edhe nga Andrea Pirlo, i cili duket tejet i relaksuar dhe i buzëqeshur nën shoqërinë e Valentina Baldinit.

Edhe Gigi Buffon pritet që të niset pushimet me të dashurën e tij të re Ilaria D’Amico, por kësaj radhe i ndjekur edhe nga paparacët.

FOTO GALERI
10/13

Top Channel