Rita Ora shkëlqen në Berlin

03/07/2014 00:00

Rita Ora ka hedhur pas krahëve ndarjen me DJ skocez Calvin Harris, pranon realiteti prej “single” dhe vazhdon me angazhimet profesionale të saj.

Këngëtarja me origjinë shqiptare ishte e ftura speciale në sallonin “Toyota” në Berlin ku u prezantua modeli i ri i kompanisë japoneze të automobilave.

23-vjeçarja ishte një magnet për sytë e të ftuarve dhe për aparatët e paparacëve që nuk mund të mungonin në një eveniment të tillë. Ajo kishte veshur një fustan ngjyrë kafe të errët me nuanca me dekolte të tejhapur që i tregon edhe një pjesë të mirë të barkut.

Në një moment Rita është fotografuar me Noah Becker, djalin e tenistit të famshëm gjerman, Boris Becker.

FOTO GALERI
2/5

Top Channel