U nisën me skaf nga Korfuzi drejt Dubrovnikut, dy kroatë pësojnë dëmtime nga kushtet atmosferike dhe transportohen drejt spitalit të Vlorës Reforma në arsimin parauniversitar do të sjellë ndryshime thelbësore jo vetëm në thjeshtësimin e teksteve, por edhe në përgatitjen përfundimtare të nxënësve.
Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla tha se përveç ndryshimit, reforma në kurrikula ka si qëllim thjeshtësimin e mënyrës së të mësuarit dhe shkathtësimin e nxënësve.
“Zhvendosja drejt kurrikulës së re është ndryshim rrënjësor. Ajo vlerëson si parësor suksesin jo për sa më shumë nxënës, por për të gjithë ata. Kjo sigurisht kërkon rindërtimin e koncepteve profesionale të mësuesve dhe drejtuesve, për përmirësimin e nxënies dhe shkathtësisë së nxënësve. Ne synojmë perfeksionimin e brezave, ndaj po e rimendojmë arsimin”, deklaroi Nikolla.
Tesktet e mbingarkuara, me gabime dhe përsëritje do të rishikohen tërësisht dhe më pas do të trajnohen mësuesit për mënyrën e zhvillimit të mësimit në shkolla.
Njësimi i kurrikulave me Kosovën
Grupi i punës i ngritur për hartimin e kurrikulave të përbashkëta për shkollat 9-vjeçare dhe të mesme në Shqipëri e Kosovë ka përfunduar raportin paraprak që parashikon ndërhyrje në sistemin parauniversitar.
Prezantimi i raportit është bërë gjatë konferencës mbi reformën në arsimin parauniversitar nga Ministrja e Arsimit të Shqipërisë, Lindita Nikolla.
Në fjalën e saj, Ministrja Nikolla theksoi se modeli i ri i kurrikulave të përbashkëta midis Shqipërisë dhe Kosovës do të sjellë përshtatje me brezin e ri dhe do jetë sipas modelit Europian.
Raporti paraprak i grupit të punës është hartuar në bazë të konsultimeve me mësues, pedagogë, menaxherë arsimorë dhe studiues të arsimit nga Shqipëria dhe Kosova.
Top Channel