Penelope Cruz shijon detin me 2 fëmijët e saj

03/07/2014 00:00

Penelope Cruz ndodhet në Spanjë sepse është duke xhiruar filmin e saj më të ri “Ma Ma”. Fituesja e çmimit “Oskar” dukej fantastike teksa u fotografua në shoqërinë e 2  fëmijëve të saj: Luna dhe Leo.

Para disa ditësh ajo u fotografua me veshjen e rolit në filmin “Ma Ma”.  Aktorja Penelope Cruz luan Magdën, një grua shtatzënë që lufton për të përballuar dhe kapërcyer fatkeqësitë që i ndodhin.

Penelope kohët e fundit pranoi se po planifikonte që nga aktrimi të drejtohej drejt prodhimit të filmave. Ajo tha për “Variety”: “Kërkoj të ndërtoj një të ardhme në kinema duke mos qenë gjithmonë përballë kamerave. Kjo mund të ndodhë rreth 10 vjet më vonë sepse në këto momente e dashuroj këtë që bëj”.

FOTO GALERI
3/16

Top Channel