Nicole Scherzinger: Në të shkuarën kam vuajtur nga bulimia

03/07/2014 00:00

Pas shumë vitesh heshtjeje, Nicole Scherzinger ka dëshiruar që të bëjë publik një sekret të shkuarës së saj, çrregullimet me ushqimin. 

Ajo në një intervistë për “Cosmopolitan” ka rrëfyer se ka vuajtur për rreth 8 vjet nga bulimia.
 
“Ishte një sëmundje e tmerrshme që të “paralizon” dhe të rrëmben jetën. Ka qenë një periudhë shumë e errët në jetën time, ndjehesha vetëm sepse isha unë që isha larguar nga të gjithë”, thotë Scherzinger.
 
Sëmundja e bulimisë nuk kishte vetëm efekte në shëndetin e saj, por edhe në karrierën muzikore. “Fillova që të humbas zërin, nuk arrija që të këndoja live. Mbaj mend që menaxheri im më gjeti një ditë teksa isha rrëzuar në dysheme. Në atë pikë mendova se do t’i humbas të gjithë nëse nuk nisja që të doja veten”.

Scherzinger ndjen keqardhje që nuk e ka shijuar suksesin e plotë të “Pussycat Dolls”. “Kisha një jetë fantastike dhe sukses me grupin, por unë nuk ndjehesha e lumtur. Nuk dëshiroj kurrë të më ndodhë sërish sepse jeta është një dhe e vetme”,thotë Scherzinger.

FOTO GALERI
1/5
Nicole Scherzinger: Në të shkuarën kam vuajtur nga bulimia

Top Channel