Vdes në moshën 36-vjeçare ylli i “Heroes” dhe “Nashville”, Hayden Panettiere/ Mjeku: Aktorja pësoi arrest kardiak
Një nga modelet më të famshme në botë, Irina Shayk kohët e fundit e ka shprehur hapur dëshirën e saj për t’u futur fuqishëm në botën e kinematografisë.
Modelja ruse ka pozuar e zhveshur për revistën “Maxim” në të cilën ka dhënë edhe një intervistë.
“Gjithmonë më ofrojnë role si striptiste apo banakiere dhe nuk mendoj se i realizoj keq këto role, ju e dini pse”, ka thënë 28-vjeçarja.
Megjithatë, ajo ka qenë e lumtur për rolin e saj në filmin më të ri “Hercules”. Modelja luan rolin e Megarës, nuses së parë të heroit të famshëm të mitologjisë greke në filmin që është xhiruar verën e kaluar.
“Më pëlqen mitologjia greke! Irina është emër grek. Jam me fat që mora atë rol”, shtoi Shayk. E dashura e yllit portugez, Cristiano Ronaldo-s, ka thënë se është e kënaqur me karrierën e saj si modele.
“Për mua është biznes, jo një hobi. Cila pjesë më pëlqen? Pjesa financiare dhe pavarësia”.
Top Channel