Cameron Diaz: Në filmin “ Sex Tape” do të shfaqem nudo

03/07/2014 00:00

Cameron Diaz ka pritur moshën 42-vjeçare për t’u zhveshur në setin e filmit të saj të ardhshëm “Sex Tape”. 

“Është hera e parë për mua që zhvishem në një film, por vendosa ta bëj sepse është roli që e kërkon. Kjo do të thotë që do të shihni gjithçka”, thotë Cameron Diaz për revistën “Esquire”.  

Në pritje të daljes së filmit të saj të ri, fotografi  Vincent Peters ka realizuar një set ku ajo shfaqet “sexy” dhe provokuese në kopertinën e revistës “Esquire”.

Në filmin “Sex Tape” ajo interpreton  rolin e gruaje që pas 10 vjetësh martesë realizon një eksperiencë pikante me bashkëshortin e saj duke xhiruar një video “hot”.

Por, videoja rrëmbehet nga dikush dhe çifti vihet në kërkim të “hajdutëve”. Pas 20 vjetësh karrierë, Cameron Diaz ka zgjedhur këtë film për të realizuar skenat e para nudo.

FOTO GALERI
1/3
Cameron Diaz: Në filmin “ Sex Tape” do të shfaqem nudo

Top Channel