Amal takon prindërit e George Clooney-t

03/07/2014 00:00

George Clooney kishte ftuar prindërit në vilën e tij në Itali që ndodhet në Liqenin e Komos. Ai organizoi një darkë me familjen dhe të fejuarën, Amal Alamuddin, në restorantin “La Colombera”.

Prindërit e aktorit u takuan në vendin piktoresk italian me nusen e tyre të ardhshme, ku thuhet se çifti do të martohet në muajin shtator. Gjithashtu, javën e kaluar aktori takoi në Liqenin e Komos nënën e të fejuarës.

 Beqari më i famshëm i Hollywood-it, së shpejti pritet të lidhë kurorë me avokaten e të drejtave të njeriut, Amal Alamuddin.

Çifti u takua rreth disa muaj më parë dhe para disa kohësh vendosën që të  fejoheshin.

FOTO GALERI
1/4
Amal takon prindërit e George Clooney-t

Top Channel