Victoria Beckham vjen ndryshe në koverin e “British Vogue”

02/07/2014 00:00

Victoria Beckham është e famshme për elegancën e saj, fundet e ngushta, takat e larta, por 40-vjeçarja nw koverin e “British Vogue” na befasoi. Stilistja, në setin fotografik shfaqet si një vajzë nga fshati.

Ndërsa në kopertinën e revistës ka pozuar me një qen në dorë. Stilistja  ka rrëfyer edhe sekretin e të pasurit një trup perfekt pas lindjes së 4 fëmijëve duke pranuar se i ishte dashur pak punë për të arritur këtë gjë.

Mamaja e Romeos, Brooklyn, Cruz dhe Harper tregon se kjo ka ndodhur edhe falë trajneres së njohur të fitnesit në botën e Hollywood-it, Tracy Anderson.

Ajo tha gjatë intervistës për “British Vogue”:“Unë konsumova një darkë në LA me Gwyneth Paltrow dhe Valentino dhe i thashë Gwyneth-it se trupi i saj ishte i mrekullueshëm dhe ajo më sugjeroi Tracy Andersonin”.
 
Madonna dhe Jennifer Lopez kanë ndjekur metodat e Tracy Anderson, ushtrime për 6 javë rresht dhe të  konsumosh vetëm 1000 kalori në ditë.

FOTO GALERI
1/2
Victoria Beckham vjen ndryshe në koverin e “British Vogue”

Top Channel