Swanepoel, magjepsëse edhe e veshur

02/07/2014 00:00

Ajo është gruaja me seksi në botë, sipas revistës “Maxim”, të cilët përpiqen ta vlerësojnë atë thuajse të zhveshur, por Candice Swanepoel provon se mund të jetë po aq seksi dhe e magjishme edhe kur është totalisht e veshur.

Modelja e Victoria’s Secret është zbuluar si fytyra e re e kopertinës së “Free People”, një markë e njohur amerikane për veshje të një stine më të ftohtë, që sapo është lançuar edhe në Britaninë e Madhe.

25-vjeçarja e lindur në Afrikën e Jugut ka ndihmuar këtë linjë mode të zbulojë koleksionin e saj për veshje pre-vjeshtore. Ndryshe nga stili tipik i modeles tepër shpërthyese, Candice shfaqet disi më e ftohtë, e mprehtë në imazhet e fushatës së re të tyre.

Koleksioni është i frymëzuar nga stili perëndimor dhe përfshin lëkurë të zezë, pëlhura të rënda, madhe dhe prej leshi, si dhe varëse (gjerdanë) tepër të ngarkuar.

FOTO GALERI
6/9

Top Channel