Megan Fox: Ellen DeGeneres është seksi

02/07/2014 00:00

Megan Fox u shfaq në revistën e “Cosmopolitan” 4 muaj pasi ka sjellë në jetë fëmijën e saj të dytë. 

Meshkujt në të gjithë botën janë të mrekulluar pas saj. Por, e pyetur për një të famshëm shumë tërheqës në botën e Hollywood-it, ajo përmendi një femër.

“Unë mendoj se Ellen Degeneres është sexy. Ndoshta është mënyra e saj tejet origjinale dhe anti-biznes dhe të kesh humor gjithmonë është seksi”, thotë  Megan Fox.

Fox është shfaqur shumë herë në “Ellen Degeneres show” dhe më e fundit ishte më 6 maj ku prezantoi nëpërmjet fotove që u shfaqën në emison 2 fëmijët e saj.      

Megan është imazhi perfekt për koverin e revistës “Cosmopolitan” për stinën e verës. Në këtë set fotografik ajo shfaqet “sexy” dhe shumë natyrale me fustane me ngjyra dhe motive të luleve.   

FOTO GALERI
2/4

Top Channel