Heidi dhe “toy boy” i saj

02/07/2014 00:00

Prej katër muajsh ndjehen mirë në krahët e njëri-tjetrit dhe këtë e provuan edhe së fundmi në rrugët e Nju Jorkut mbrëmjen e së hënës.

Heidi Klum dhe “toy boy” i saj 14 vjet më i ri, 27-vjeçari Vito Schnabel nuk mund të qendrojnë dot pa përkëdhelur e ndarë puthje me njëri-tjetrin për asnjë moment, pa e vrarë shumë mendjen se ku ndodhen.

Fillimisht supermodelja gjermane u përpoq ta mbajë romancën e saj të fshehtë, por me kalimin e javëve e muajve gjithnjë e më shumë u shfaq në krah të partnerit të saj të ri, aq sa në fund të qershorit u fotografua për herë të parë në publik në Londër.

FOTO GALERI
6/6

Top Channel