Blerim Destani në Brazil: Xhemaili i pafat

02/07/2014 00:00

Aktori i njohur Blerim Destani udhëtoi drejt Brazilit për të ndjekur miqtë e tij te kombëtarja e Zvicrës, lojtarët me origjinë shqiptare, në ndeshjen që ata luajtën kundër Argjentinës së Lionel Messi-t.

Aktori postoi një foto në Instagram ku shfaqej krenar me flamurin kuqezi në duar. Ndërsa në mesnatë ai foli në një lidhje telefonike në “Procesin Sportiv”.

Ai tha se i kishte takuar lojtarët me origjinë shqiptare, Shaqiri, Xhaka, Behrami, Xhemajli, dhe Mehmedi, si para ashtu edhe pas humbjes së hidhur 1-0 ndaj Argjentinës.

“Kjo ndeshje ishte mjaft emocionuese, si për tifozët, por mbi të gjitha për lojtarët. Bisedova me ta dhe ishin mjaft të mërzitur, sidomos Xhemaili, i cili ishte me të vërtet i pafat pasi shtylla i mohoi një gol historik në këtë ndeshje të madhe. Shaqirin e takova pas ndeshjes. Edhe ai ishte i mërzitur pasi e di mirë potencialin e tij dhe mund të bënte më shumë në këtë Botëror”, tha Destani.

Top Channel