Videoloja “Kim Kardashian Hollywood”

01/07/2014 00:00

Kim Kardashian  ka sqaruar se frymëzimi për lojën elektronike të quajtur “Kim Kardashian Hollywood” ka ardhur nga përditshmëria e saj. Ylli i reality show-t sqaroi nëpërmjet blogut se, çdo veshje që shihet në lojë është marrë nga garderoba e saj.

“E dashuroj faktin që veshjet e mia të preferuara tashmë paraqiten në një videolojë. A mbani mend ndonjë nga këto veshje?”, shkruan Kim, duke iu referuar modeleve në opsionet e lojës.

Një nga përdoruesit tha, “nëse ju pëlqeni Kim, atëherë do ta shijoni edhe lojën. Është gazmore dhe të bën për të qeshur”.

Objektivi i lojës “Kim Kardashian Hollywood”, që mund të shkarkohet nga Google Play dhe App Store, është që të krijojë dëshirën për famë dhe pasuri.

FOTO GALERI
5/8

Top Channel