Eddie Irvine vazhdon “suksesin” jashtë piste

01/07/2014 00:00

Ish-piloti i Formula 1, Eddie Irvine vazhdon karrierën e tij të suksesshme, por tashmë jashtë piste. Së fundmi ai u fotografua në jahtin e tij (12 milionë paund) duke shijuar bregdetin italian në shoqërinë e tre femrave.

Gjatë kohës që ai relaksohej në jaht shpenzonte shumë kohë me telefonin e tij, por në një moment ndaloi duke konsumuar një pije me një nga bukuroshet dhe filloi të shkëmbente disa fjalë në bordin e jahtit luksoz.

Eddie është i njohur për sharmin e tij dhe marrëdhëniet  e shumta me femrat. Tashmë ai drejton bizneset e tij private. Kohët e fundit ai u dënua me gjashtë muaj pas një rrahjeje në një kulb nate në Milano.

Eddie goditi me një gotë djalin e ish-kryebashkiakut të Milanos, pas një zënke për një vajzë duke i shkaktuar atij lëndime në sy.

FOTO GALERI
6/6

Top Channel