Video/ Mbi 100 robotë përgatiten për gjysmëmaratonën e dytë humanoide në Kinë
Sipas revistës “US Weekly” djali i aktorit Robert Downey Jr, Indio 20 vjeç është arrestuar në Hollywood për posedim të kokainës. Protagonisti i “Iron Man” në të kaluarën ka patur probleme me drogën ashtu sikurse dhe babai i tij duke shpjeguar se “varësia ndaj drogës është gjenetike”.
“Është ndaluar nga zëvendës sherifi sepse ishte duke konsumuar lëndë narkotike të dyshuar kokainë”, ka thënë në një deklaratë policia. Pas arrestimit djali i aktorit është lënë i lirë për një shumë prej 10 mijë dollarësh.
Aktori i famshëm Robert Downey Jr që në shkuarën ka vuajtur nga varësia ndaj ë dhe heroinës ka ndërhyrë në mbrojtje të djalit të tij. “ Fatkeqësisht varësia ndaj drogës është në genet e familjes tonë dhe sigurisht që edhe Indio e ka trashëguar. Nga ana jonë ai do të ketë mbështetjen dhe mirëkuptimin më të madh. Besojmë se Indio do të rehabilitohet dhe kjo do të jetë një histori me fund të lumtur”, thotë aktori për Us Weekly.
Top Channel