Cameron Diaz: Nuk dua fëmijë!
01/07/2014 00:00
Në filmin e saj më të ri me titull ‘Sex Tape’ Cameron Diaz shfaqet krejtësisht nudo, kështu që aktorja nuk kishte si të kishte turp për të pozuar me rroba banjoje për kopertinën e revistës ‘Esquire’.
41-vjeçarja na tregon këmbët e gjata në një kostum banjoje të zi duke u mbështetur pas një muri.
Në intervistën që shoqëron këtë set fotografik, Diaz theksoi edhe një herë tjetër se nuk do fëmijë.
“Është një punë e madhe të rrisësh fëmijë. Je përgjegjëse për jetën e dikujt tjetër”, thotë Cameron Diaz.
Top Channel