Beyonce, më e pasura dhe e pushtetshmja për 2014-n

01/07/2014 00:00

Beyonce Knowles është celebriteti më i pasur dhe i pushtetshëm për 2014-n. Artistja udhëheq klasifikimin e revistës “Forbes” me 115 milionë dollarë të fituara gjatë një viti. Në vendin e dytë renditet Lebron James me 72 milionë dollarë.

Në këtë listë, Jay Z, bashkëshorti i Beyonce, renditet në vendin e gjashtë me 60 milionë dollarë, i ndjekur nga Rihanna me 48 milionë dollarë në vendin e tetë dhe Katy Parry në të nëntin me 40 milionë.

Yjet e tjera të popit janë Miley Cyrus, që renditet në vendin e 17 dhe Lady Gaga në të 19-in. Lista e “Forbes” përfshin aktorë, këngëtarë, prezantues dhe sportistë, por kukorën e këtij viti e ka fituar diva e muzikës botërore: Beyonce.

FOTO GALERI
5/7

Top Channel