Elton John: Nëse Jezu Krishti do të ishte gjallë, do t’i thoshte po martesave “gay”

30/06/2014 00:00

Elton John gjatë një interviste ka thënë se “Jezusi ishte i mbushur me dashuri e mirëkuptim dhe kërkonte t’i mbante të bashkuar njerëzit. Dhe ne homoseksualët mund të martoheshim në kishë”.

Sipas artistit britanik, nëse Jezu Krishti do të ishte mes nesh ai do ishte në favor të martesave “gay”. “Krishti ishte i mbushur me dashuri, mirëkuptim dhe falje dhe kjo është ajo që Kisha duhet të bëjë”, thotë John.  

Gjatë intevistës për ‘Sky News’ artisti rrëfen edhe admirimin për të mrekullueshmin Papa Françesku.  Sipas tij. Papa po sjell “përulësinë ndaj besimit, dashurinë dhe aftësinë për t’u angazhuar”.  

Ai tha se ka një plan që nëntorin e ardhshëm  të zhvillojë një vizitë në Rusi ku do të takojë presidentin Vladimir Putin, i njohur për qëndrimin kundër homoseksualëve.

Në fillim të vitit Elton John i kishte shkruar kreut të Kremlinit për komunitetin homoseksual në Rusi që meritojnë të trajtohen me respekt në vendin e tyre.
 
Nuk është hera e parë që superylli britanik përmend Jezu Krishtin në fushatën për të drejtat e homoseksualëve. Në vitin 2010  ngjalli polemika të konsiderueshme duke deklaruar në një revistë: “Unë mendoj se Jezusi ishte i mëshirshëm, superinteligjent gay që kuptonte problemet e qënieve njerëzore”.

Top Channel