Britney Spears, shumë larg showgirl-it të dikurshëm

30/06/2014 00:00

Britney Spears dukej shumë larg showgirl-it të dikurshëm dhe imazhit skenik, e lodhur dhe pa makeup.   Spears ndodhej në Los Angelos dhe në momentin që u fotografua po konsumonte një cigare.

Duket se e ka humbur shkëlqimin e dikurshëm, ku mijëra adoleshentë çmendeshin për të. Artistja shpërndau edhe një video në Instagram, ku bënte fytyra të çuditshme dhe shkruante “jam e mërzitur”.  

Pas problemeve të shumta me jetën e saj, ajo po përpiqet maksimalisht t’i dedikohet 2 djemve, Sean dhe Jaden.

Sipas “Daily News”, princesha e Pop-it nuk duhet të jetë dhe aq e mërzitur sepse asaj i janë ofruar 12 milionë dollarë për të zgjatur kontratën me rezidencën Planet Hollywood për të performuar deri në fund të vitit 2016.

FOTO GALERI
4/7

Top Channel