Amber Rose puthet me Courtney Love

30/06/2014 00:00

Të dielën në mbrëmje u zhvillua ceremonia e ndarjes së çmimeve Bet Awards. Të pranishëm ishin yjet e muzikës botërore, mes tyre Nicki Minaj, e cila fitoi Best Female dhe Best Hip Hop Artist.

Gjithashtu, triumfues në natën e ndarjes së çmimeve Bet Awards ishte Pharell Williams më hitin “Happy”. Kënga është renditur në vendin e parë të klasifikimeve muzikore në SHBA, Britaninë e Madhe, Australi, Irlandë, Zelandën e Re dhe 19 shtete të tjera të botës.

Gjithsesi, përveç yjeve që u nderuan me çmime të pranishme ishin edhe Amber Rose, Courtney Love, Paris Hilton dhe shumë personazhe të tjerë që parakaluan në tapetin e kuq.
 
Në përfundim të ceremonisë u zhvillua një “after-party”,  ku Amber dhe Courtney u fotografuan duke shkëmbyer një puthje. Gjithsesi, kjo duket se ishte “një dashuri me shikim të parë” sipas “Dalily Mail”, por ato janë 2 personazhe kontroversialë dhe mund të presësh shumë gjera.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel