Puff Daddy dhe e dashura Cassie sërish bashkë

28/06/2014 00:00

Daddy dhe Cassie u fotografuan pasi kishin qenë pjesë e festimeve të ditëlindjes së Derek Jeter.

Puff Daddy është i njohur për  festat e tij të quajtura “White Party” në San Tropez.  Edhe kur u fotografua me të dashurën Cassie ata kishin zgjedhur të kishin ngjyrën e bardhë në veshjet e tyre.

27 vjeçarja kishte zgjedhur një fund të bardhë ndërsa i dashuri i saj, 44 vjeçari Puff Daddy nuk kishte dalë nga stili i tij, “origjinal i gangsterit”, “OG” .

Çifti ka filluar të shoqërohet me njëri-tjetrin që prej vitit 2007 por ata janë të njohur edhe për krizat e shpeshta në marrëdhënien e tyre.  Daddy i dhuroi një unazë diamanti ,Cassie-t në shkurt të këtij viti por ai sqaroi se ata nuk ishin fejuar.  
Çifti mori pjesë edhe në “party-n” që Khloe Kardashian organizoi në City Island në 30 vjetorin e saj.
 

FOTO GALERI
4/9

Top Channel