Pastrimi i ujërave në Orikum

28/06/2014 00:00

Ministri i Transporteve, Edmond Haxhinasto ka inspektuar ndërtimin e impiantit të pastrimit të ujërave të zeza në Orikum.

Bëhet fjalë për një investim që synon të rrisë cilësinë e ujërave në gjirin e Vlorës e që sipas ministrit duhet të shkojë deri në fund.

“Për ne s’është i rëndësishëm vetëm investimi, për ne është i rëndësishëm shërbimi. Investimi është i realizuar kur nis të aplikohet shërbimi, që do të thotë që ujërat e zeza të mos derdhen në det por të shkojnë aty ku duhet. Gjithashtu, edhe kostot duhet të parashikojnë një shërbim cilësor për qytetarët”, ka thënë Haxhinasto.

Top Channel