E akuzuar për evazion fiskal, ylli francez i filmave Isabelle Adjani dënohet me 10 muaj burg dhe gjobitet 10 mijë euro
Eminem shumë vite më parë i kushtoi vogëlushes së tij, këngën “Mockingbird”. Por tani ai është një baba krenar teksa sheh vajzën e tij 18 vjeçare, Hailie të diplomohet me rezultatet më të larta.
“Site” i shkollës së mesme “Chippewa Valley” i përshkruan prindërit e saj si persona me influencë të jashtëzakonshme në jetën e Hailie-t.
“Mamaja dhe babai më kanë bërë mua të jem personi që jam dhe më kanë dhënë suportin maksimal për të arritur gjërat në jetë”, thotë Hailie.
Ajo i ka ruajtur rezultatet e larta edhe pse është angazhuar me aktivitete jashtëshkollore duke u përfshirë në Klubin e Artit, volejboll dhe Këshillin e studentëve.
Hailie është nderuar me çmimin e studentes ekselente gjithashtu është nderuar edhe më një çmim nga Departamenti i Psikologjisë.
Ajo do të ndjekë studimet e larta në Universtitetin e Miçiganit dhe ende nuk e ka vendosur nëse do studiojë për psikologji apo sipërmarrje.
Top Channel