Pika e kalimit kufitar me Greqinë në Qafë Botë rezulton të jetë e bllokuar që prej orëve të mëngjesit. Raportohet se radhët e makinave kanë shkuar disa qindra metra.
Pala greke ka ngritur pretendimin se për shkak të punimeve në Filat janë dëmtuar disa kabllo dhe sistemi është jashtë funksionit.
Bllokimi është vetëm për automjetet dhe shtetasit shqiptarë e maqedonas, ndërsa shtetasit e vendeve anëtare të Bashkimit Europian mund të kalojnë, pasi ndaj tyre nuk aplikohet kontrolli i dokumentacionit.
Ende nuk dihet se deri kur do vijojë bllokimi i kësaj pike kufitare, ndërsa nuk raportohet të ketë probleme në Kakavijë dhe Kapshticë.
Top Channel