Statusi, SHBA uron Shqipërinë

27/06/2014 00:00

Me anë të një deklarate për shtyp, Departamenti Amerikan i Shtetit ka përgëzuar Shqipërinë për marrjen e statusit të vendit kandidat.

“Ne përshëndesim përkushtimin e qeverisë së tanishme dhe të mëparshme që kanë investuar për këtë moment të rëndësishëm. Partitë politike shqiptare, qoftë në qeveri apo në opozitë, do të duhet të vazhdojnë të punojnë së bashku për të çuar përpara vendin e tyre në rrugën e anëtarësimit në Bashkimin Evropian.” – thuhet në deklaratën e DASH. 

Shtetet e Bashkuara shprehin angazhimin për të ofruar mbështetjen të plotë Shqipërisë për të ndjekur rrugën drejt një të ardhme evropiane.

Top Channel