Video/ Mbi 100 robotë përgatiten për gjysmëmaratonën e dytë humanoide në Kinë
Soni Malaj, fituesja e edicionit të sivjetëm të “Top Fest”-it, në një intervistë për “Pasdite në Top Channel” theksoi se u lumturua shumë nga triumfi në festivalin e muzikës moderne shqiptare, por në të njëjtën kohë u lëndua nga kritikat që erdhën nga kolegët e saj.
Këngëtarja e famshme tha: “Ishte momenti i duhur dhe ishte kënga e duhur. Më ka lumturuar shumë mbështetja e publikut, por jam mërzitur nga kontestimet e disa kolegëve, të cilët kanë kritikuar me shkrime të ndryshme nëpër gazeta. Jam e ndjeshme dhe më kanë lënduar komentet e kolegëve të afërt. Kam qenë afër çmimit të parë edhe me këngë të tjera, por ky ishte momenti i duhur. Hoqa një ngarkesë super të madhe. Më në fund, ia dola!”
Soni deklaroi se janë prindërit ata që nuk e lënë të “fluturojë” dhe të ketë sjellje prej dive: “Kam dy prindër që nuk më tolerojnë tekat, më mbajnë me këmbë në tokë dhe më vënë në dukje se ana njerëzore është më e rëndësishmja.”
Këngëtarja theksoi se është shumë e kujdesshme në zgjedhjet e veshjeve pasi sipas saj, nuk ka më moshë për të gabuar: “Zgjedhjet mbi veshjet i bëj në bashkëpunim, marr këshilla nga stafi pasi nuk mund të gaboj më.”
Në lidhje me jetën e saj private, Soni tha se dy personazhe publikë nuk mund të kenë kurrë një jetë si gjithë të tjerët: “Një çift i shoëbiz-it nuk mund të ketë një jetë normale. E mbështesim dhe e mirëkuptojmë punën e njëri-tjetrit. Kemi shumë respekt për njëri-tjetrin dhe kjo është e rëndësishme. Kur janë dy njerëz publikë, ka xhelozira të vogla pasi secili kërkon të ketë vëmendjen që ka partneri.”
Top Channel