Gjyqtari shpëton Neymar nga skandali “Playboy”
27/06/2014 00:00
Asnjë frikë për Seleçao-t, ku qetësia që po kalojnë mund të ishte prishur nga edicioni i muajit qershor të revistës “Playboy” që titullohej, “Brunja që ka magjepsur Neymar”.
Gjykata në Sao Paolo mori një vendim për ndalimin e shpërndarjes së numrit të qershorit të revistës “Playboy”. Vendimi i gjykatës u shoqërua nga komenti i numrit 10 të Brazilit, për lidhjen e supozuar me Patricia Jordane, “ ju publikoni vetëm gënjeshtra për jetën time”.
Tashmë talenti i Brazilit mund të vazhdojë rrugëtimin në Botëror dhe e fejuara e tij, Bruna Marquezine duhet të jetë qetësuar pas vendimit të gjykatës.
Top Channel