Fillon Muaji i Sakrificës

27/06/2014 00:00

Ditën e shtunë besimtarët myslimanë do të nisin agjerimin e muajit të Ramazanit, i cili njihet si muaji i sakrificës, i solidaritetit dhe paqes.

Nëpërmjet një deklarate kryetari i KMSH, Skënder Bruçaj u ka kujtuar besimtarëve myslimanë se në muajin e shenjtë të Ramazanit duhet treguar më shumë kujdes për njerëzit në nevojë, në mënyrë që gjatë këtyre 30 ditëve të mbretërojë mirësia, harmonia dhe paqja në të gjitha familjet shqiptare.

“Të nderuar besimtarë, në emër të komunitetit mysliman dhe timin personal kam nderin t’ju uroj gëzuar Muajin e Ramazanit. Ky është muaji i paqes, solidaritetit dhe mirësisë hyjnore. Destinacioni final i agjerimit është fitimi i kënaqësisë së krijuesit. Ky muaj na kujton kujdesin që duhet të kemi për njerëzit në nevojë, jetimët, për ata me aftësi të kufizuara dhe gjithë të tjerët, për përmbushjen e nevojave të tyre. Zoti bekoftë Shqipërinë dhe shqiptarët”, u shpreh Bruçaj.

Top Channel