Vishet Rihanna për revistën “Harper’s Bazaar Arabia”

26/06/2014 00:00

Rihanna është e njohur për veshjet provokuese dhe pothuajse transparente, por nga vajza kontroversiale ajo ka vendosur që të shfaqet tërësisht e mbuluar në setin fotografik të revistës  “Harper’s Bazaar Arabia”.

Këngëtarja 26-vjeçare është shfaqur me fustane të gjata, vezulluese të stilit oriental. Për kopertinën e revistës, popstari ka zgjedhur të pozojë me fytyrën e mbuluar nga një rrjetë për të dhënë idenë e traditës myslimane.

Imazhet  e revistës “Harper’s Bazaar Arabia” janë shumë larg fustanit pothuajse transparent me të cilin këngëtarja parakaloi në tapetin e kuq të “Fashion Designers of America Awards”.

Fustani nga Adam Selman me 230.000 gurë Swarovski mori vëmendjen e të gjithëve dhe do të mbetet si një ndër fustanet ikonë të tapetit të kuq.  

FOTO GALERI
6/6

Top Channel