Balotelli rikthen kreshtën bjonde pas Botërorit

26/06/2014 00:00

Pothuajse gjithë Italia e ka kryqëzuar futbollistin Mario Balotelli për eliminimin e kombëtares italiane nga Botërori “Brazil 2014”.

Dhe ai çfarë bën? Nëpërmjet një postimi në “Twitter” ka shkruar: “Jam Mario Balotelli, jam 23 vjeç dhe nuk kam zgjedhur të jem italian. E kam dashur fuqimisht sepse…”

Mario Balotelli ka qenë një ndër personat e kryqëzuar të medias italiane. Sepse është konsideruar si talenti që nuk shpërthen kurrë. Por, gjithsesi ai edhe pse në qendër të kritikave ka vendosur të bëjë një ndryshim në pamjen e tij pas Botërorit.

SuperMario ka rikthyer kreshtën bjonde.   

Top Channel