Sting: Fëmijët e mi, asnjë stërlinë nga pasuria ime

25/06/2014 00:00

Gjashtë fëmijët e Sting nuk do të përfitojnë nga pasuria e tij, që llogaritet në rreth 225 milionë euro. “Në jetë duhet të punosh dhe fëmijët e mi e dinë, pasi kemi folur për këtë çështje”, thotë Rockstar-i Sting, në një intervistë të gjatë për “Mail on Sunday”.

Sting vjen nga një familje e thjeshtë punëtorësh, nga e cila u largua në moshë të re për të ndjekur ëndrrën e tij.

“Është e vështirë për fëmijët e mi, sepse për ta qëndron hija ime, pasuria dhe suksesi. Unë kam qenë shumë i qartë, nuk do të ketë shumë për të ndarë, kur të mos jem më, sepse do jenë shpenzuar deri atëherë”, thotë Sting.

“Fëmijët e mi duhet të punojnë, ata e dinë dhe rrallë më kërkojnë parà dhe e vlerësoj shumë. Sigurisht që, nëse i duhet ndihma ime, do t’u gjendem pranë, por deri tashmë nuk kanë pasur nevojë. Ata duhet të jenë të suksesshëm falë forcave të tyre”, thotë Sting.

Top Channel