Mamaja kopjon të bijën
25/06/2014 00:00
Kim Kardashian është ankuar gjithmonë se mamaja e saj, Kris, i kopjon shpesh herë stilin e të veshurit. Dhe, nuk ka dyshim që Kim do të mërzitet shumë, kur të zbulojë se Kris Jenner, të martën në mbrëmje, ishte veshur identik me të.
Kim Kardashian kishte zgjedhur të vishte pantallona, bluzë dhe një xhaketë lëkure, të gjitha në ngjyrë të zezë. Të njëjtin stil kishte zgjedhur edhe mamaja, Kris Jenner, teksa kishte vendosur të darkonte me disa nga mikeshat e saj, në Los Angelos.
“Unë mendoj se ajo është argëtuese dhe e mrekullueshme. Por, faktikisht mamaja kopjon gjithçka që unë bëj. Unë postova një foto, ku shfaqesha me bikini. Pas pak orësh postoi edhe mamaja ime një foto me bikini”, tha Kim Kardashian.
Top Channel