Katy Perry, një “selfie” me Joe Biden
25/06/2014 00:00
Katy Perry ka shpërndarë një “selfie” me zëvendës/presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden. Këngëtarja nuk e ka fshehur asnjëherë përkrahjen për Barack Obama-n.
Përkrahjen, që artistja Katy Perry bën për demokratët, dëshiron që ta shpërndajë dhe ta bëjë të ditur për të gjithë ndjekësit e saj, në Instagram dhe Twitter.
Pak ditë më parë, ajo mori pjesë në nënshkrimin e librit “Hard Choices”, të ish-Sekretares amerikane të Shtetit, Hillary Clinton. Katy ka përfituar duke pasur parasysh se po zhvillon turin “Prismatic World Tour”, në Washington D.C.
Top Channel