Eliza Dushku i jep fund lidhjes 5 vjeçare me 44-vjeçarin

25/06/2014 00:00

Ata ishin një nga çiftet më solide në Hollivudit, por të martën E! News ka bërë të ditur se aktorja me origjinë shqiptare, Eliza Dushku është ndarë nga ish-ylli i basketbollit, Rick Fox.

Ndarja duket se ka ardhur pasi 33-vjeçarja vendosi të kthehej në qytetin e saj të Bostonit, ndërsa partneri i saj, 44 vjeçar, dëshironte të qëndronte në Los Angeles.

Më parë Eliza ishte shprehur se kishte humbur familjen dhe qytetin e saj duke qëndruar në Los Angeles, megjithatë shkaqet e vërteta të ndarjes janë ende të paqarta.

Ish-basketbollisti, Rick Fox më parë ka qenë i martuar me aktoren e famshme Vanessa Williams me të cilën ka edhe një vajzë.

Top Channel