Venus dhe Berdych nudo për ESPN

24/06/2014 00:00

Yjet e tenisit, Venus Williams dhe Tomas Berdych, kanë pozuar tërësisht të zhveshur për edicionin e gjashtë e të përvitshëm të Çështjeve të Trupit, në revistën “ESPN”.

Në fotot e zbuluara në kopertinë, 34-vjeçarja Williams shfaq staturën e saj super në formë, teksa qëndron mbi rërë.

“Nuk më ishte bërë e ditur deri në momentin e fundit, kur u bëra gati për setin fotografik, që do të më duhej të dilja pa rroba”, tha 5 herë kampionja e Wimbledon-it, për revistën në fjalë. “Nëse do të më ishte thënë paraprakisht, ndoshta do të kishin pasur më pak shanse për t’i realizuar ato”.

Venus, e cila u detyrua të mungonte për 6 muaj gjatë viteve 2011-12, për shkak të një sëmundjeje, zbulon se i është dashur të punojë shumë, për t’u rikthyer në majat e tenisit botëror.

“Më duhet të jem e kujdesshme për shkak të sindromit Sjogren. Nëse stërvitem shumë, atëherë nuk do të mund të bëj asgjë në ditën pasardhëse. Më ka ndodhur shpesh që parkoj makinën në shtëpi dhe më zë gjumi në pjesën e pasme të saj, për shkak të lodhjes. Më duhet të balancoj aspektet mes ecjes përpara sa më shumë të mundem, si dhe ndërgjegjësimit për atë që mund të arrij dhe atë se çfarë mund të tolerojë trupi im”.

Sa i përket fotove “sexy” të Berdych, 28-vjeçari ka nxjerrë linjat e pasme të tij, teksa mban një raketë tenisi nën krah.

FOTO GALERI
1/2

Top Channel