“Stuhi” 100 mln dollarëshe në klub striptizmi

24/06/2014 00:00

“Re të stuhishme” kanë mbuluar Miami-n gjatë kësaj fundjave, kjo për shkak se Floyd Mayweather e “shkundi” fuqishëm në një klub striptizmi, duke hedhur anembanë pistës rreth 100 mijë dollarë “cash”.

TMZ Sports zotëron pamjet ekskluzive të festës së shfrenuar. Mayweather ishte i ftuar në festën e ditëlindjes së Dj Irie, ndërsa me vete kishte marrë edhe një valixhe me rreth “fletushka” në vlerën e 100 mijë dollarëve.

Më herët, një pjesë të mirë të parave “cash”, Floyd e publikoi edhe në Instagramin e tij.

Sipas burimeve të revistës, Jamie Foxx dhe Diddy ishin gjithashtu të ftuar, teksa ky i fundit nuk mundi të duronte më dhe u bëri thirrje të gjitha striptisteve të zbrisnin nga skena, në momentin kur me dhjetra djem u sulën për të mbushur grushtat me paratë e boksierit.

Sipas “Forbes”, Diddy ka një pasuri prej rreth 700 milionë dollarësh, ndërsa Floyd arriti të fitonte rreth 105 milionë dollarë vetëm gjatë 12 muajve të fundit. Sa mirë të jesh i pasur… por jo për ata që u sulën për të mbushur xhepat!

FOTO GALERI
1/1

Top Channel