Hamilton-Scherzinger festojnë 6-vjetorin

24/06/2014 00:00

Çifti Hamilton dhe Scherzinger janë së bashku prej 6 vjetësh. Ata kanë patur ulje-ngritjet e tyre, por sërish ia kanë dalë.

Piloti i Formula 1, Hamilton postoi një seri fotosh duke festuar 6-vjetorin e lidhjes së tyre në Venecia dhe më pas në një udhëtim romantik në Hamptons në Nju Jork.

Çifti dukej i lumtur duke bërë shëtitje me gondola dhe duke shijuar një koktejl. Në një postim në “Twitter”, Hamilton shkruan: “Më mirë vonë se kurrë. Në Venecia për 6-vjetorin tonë”.

Ata vendosën që në 6-vjetorin e lidhjes së tyre të bëjnë edhe një udhëtim në Hamptons në Nju Jork duke bërë shëtitje me biçikletë dhe duke kaluar momente paqeje dhe relaksi.
 

FOTO GALERI
1/4

Top Channel