SuperMario, momente të lumtura me të fejuarën Fanny
23/06/2014 00:00
Pas humbjes me Kosta Rikën dhe mundësisë për të rrëmbyer një puthje nga Mbretëresha e Anglisë, futbollisti Mario Balotelli duket se i ka lënë pas momentet e hidhura dhe ka vendosur të kalojë disa orë të lumtura me të fejuarën, Fanny Neguesha.
Jeta private e Balotelli-t duket se po shkon shumë mirë dhe në drejtimin e duhur, pas propozimit për martesë që vendosi t’i bëjë bukuroshes belge.
Çifti dukej shumë i lumtur, teksa luanin së bashku në bregdetin e Brazilit. Pas propozimit, SuperMario postoi një foto në Instagram me komentin “ajo tha po! Kjo është po-ja më e rëndësishme e jetës time”.
Top Channel