Madonna me të dashurin e ri
23/06/2014 00:00
Madonna, mbretëresha e Pop-it, duket se nuk ka vështirësi për t’i zëvendësuar ish të dashurit me “toyboy” të tjerë. 55-vjeçarja u fotografua me të dashurin e ri, 26-vjeçarin Timor Steffens.
Aktori Timor Steffens është pothuajse 3 dekada më i ri se Madonna, por është gjithsesi më i madh se të dashurit e saj të mëparshëm. Në dhjetor artistja u nda nga balerini francez Brahim Zaibat, 25 vjeç, me të cilin kishte filluar të shoqërohej qysh në vitin 2010.
Më përpara ajo pati një lidhje me modelin dhe DJ-n brazilian, Jesus Luz, që në atë kohë ishte 22 vjeç.
Interesi i Madonna-s për djemtë e rinj filloi të shfaqej pas divorcit me regjisorin anglez, Guy Ritchie, në vitin 2008.
Top Channel