Jennifer Lopez, e bekuar mes meshkujve

23/06/2014 00:00

Jennifer Lopez është “single” dhe, me sa shihet, duket e lumtur, pas ndarjes nga balerini Casper Smart. Artistja u shfaq “sexy” dhe shpërthyese në emisionin “Good Morning America”, e rrethuar nga trupa e baletit.

Performanca ishte në stilin e Kleopatrës, ku artistja qëndronte e shtrirë në një divan, të cilin e mbanin “djemtë e saj”. Popstari ka lançuar albumin A.K.A., të dhjetin në karrierën e saj, dhe ka nisur turin e promovimit të tij.

“Muzika ka qenë gjithmonë dashuria ime e parë. E rritur në Bronx, kam dëgjuar të gjitha rrymat. Në karrierën time kam bërë gjithmonë muzikën që më pasqyron mua. Bëj atë që ndiej dhe, si rrjedhojë, janë origjinale. E dashuroj Hip Hop-in, Pop-in, Dance-n dhe R&B. Ndaj dhe në këtë album, të dhjetin në karrierën time, kam krijuar një koleksion këngësh, që më bëjnë të ndihem mirë dhe të lumtur”, thotë JLO.

FOTO GALERI
1/8

Top Channel