Video/ Mbi 100 robotë përgatiten për gjysmëmaratonën e dytë humanoide në Kinë
Benji Madden duket se ka bërë vend në zemrën e aktores Cameron Diaz. 35-vjeçari, kitarist profesionist dhe me një trup tërësisht të tatuazhuar, së bashku me vëllain e tij binjak kanë qenë pjesë e grupit punk “Good Charlotte”.
Diaz-Madden janë fotografuar në një restorant të Manhattan-it teksa shkëmbenin përkëdhelje dhe duket se mes të dyve po lind një histori dashurie.
Aktorja Diaz është “single” prej 3 vitesh. Marrëdhënia e saj e fundit ishte me Alex Rodriguez, lojtar i bejsbollit me origjinë nga Republika Domenikane, i kurorëzuar në vitin 2007 nga revista “People” si një ndër meshkujt më të bukur në botë.
Ndërsa, kësaj radhe aktorja ka vendosur të gjejë një mashkull tërësisht ndryshe nga Rodriguez, me një trup të mbuluar nga tatuazhet dhe me pirsing.
Top Channel