Victoria Beckham bëhet gati për dyqanin e ri në Londër

21/06/2014 00:00

Victoria shpërndau disa foto në “Twitter” të premten  larg veshjeve shik që jemi mësuar ta shohim. Është në prag të hapjes së dyqanit më të ri në Londër, ku do të shesë veshjet e koleksioneve të  saj.

Nga fotot duket që gjithçka është në ndërtim e sipër dhe Victoria ndodhej aty për të asistuar dhe inspektuar punimet.

Victoria shet veshjet nëpër dyqanet më luksoze në të gjithë botën, por ky butik është i dedikuar ekskluzivisht për markën e saj.  

“Unë mendoj se tani është koha sepse i njoh klientët e mi. Kjo do të jetë hera e parë që njerëzit me të vërtetë do të prezantohen me markën time”, tha Victoria Beckham.

FOTO GALERI
2/5

Top Channel