Naomi Watts shfaqet sensuale në eventin e bamirësisë
21/06/2014 00:00
Aktorja Watts u shfaq shumë sensuale me një fustan të bardhë në eventin e bamirësisë së “Happy Hearts Fund” në New York.
Naomi Watts i është rikthyer tapetit të kuq në një mbrëmje bamirësie të organizatës jofitimprurëse “Happy Hearts Fund”. Aktorja është prezantuar me një fustan të bardhë me një dekolte të theksuar. Për të kompletuar pamjen kishte vënë një varëse luksoze.
Përveç Naomi-t të pranishme në mbrëmjen e bamirësisë ishin edhe modelet Coco Rocha, Karlie Kloss, Petra Nemcova dhe këngëtari John Legend.
Galaja që u mbajt në New York ishte në përkujtim të 10 vjetorit të cunamit të tmerrshëm në Indonezi që mori jetën e rreth 230 mijë njerëzve.
Top Channel