Katy Perry merr pjesë në nënshkrimin e librit të Hillary Clinton

21/06/2014 00:00

Artistja i ka bërë një ofertë Hillary Clinton-it për realizimin e një kënge nëse do të kandidojë për postin e Presidentes së vendit.

Katy Perry ka marrë pjesë në nënshkrimin e librit të ri “Hard Choices” të Hillary Clinton në një librari të Los Angelos dhe këngëtarja i ka bërë një ofertë ish Sekretares së Shtetit se nëse do të kandidojë në postin  e Presidentes së Shteteve të Bashkuara të Amerikës do t’i shkruajë një këngë.   

Është një këngëtare që e njeh shumë mirë tregun sepse numëron rreth 11 milionë albume  të shitura në të gjithë botën dhe këngën për Hillary-n do ta shndërronte në një hit.

Këtë moment krenarie popstari e shpërndau me 5.5 milionë ndjekësit e saj në Instagram me një mesazh, “ i thashë Hillary Clinton që do të shkruaj një këngë për të nëse ajo dëshironte”. Gjithashtu postimin e shpërndau edhe në “Twitter”.

Ish Sekretarja amerikane e Shtetit, po shijon suksesin e librit “Hard Choices” dhe kandidaturën për Presidente të vendit ende nuk e ka shpallur.

FOTO GALERI
2/15

Top Channel