Gjermania barazon me Ganën, Klose me Ronaldon

21/06/2014 00:00

Gjermania ka bararzuar 2-2 me Ganën, në një ndeshje ku nuk munguan emocionet, sidomos për gjermanët, që për një pjesë të ndeshjes ishin pranë humbjes.

Rezultati është zhbllokuar në pjesën e dytë, kur pas një krosi në zonën kundërshtare Gotze ka goditur topin me kokë duke e çuar në rrjetë.

Por gëzimi i gjermanëve nuk ka zgjatur shumë, pasi vetëm pak minuta më vonë, po me kokë, Ayew ka barazuar rezultatin.

Por jo vetëm kaq, sërsish pas pak minutash, përmes një aksioni të koordinuar Gyan Asamoah ka kaluar ganezët në avantazh, përmes një goditjeje brenda zonës, ndaj të cilës porieri Neuer nuk ka mundur të bëjë asgjë.

I ndodhur në dizavantazh trajneri Joakim Leow ka futur në lojë Klose dhe Schwinsteiger. Kanë qenë pikërisht këta të dy që kanë ndryshuar lojën gjermane dhe kanë vënë në lëvizje ekipin.

Dhe përmes një goditjeje këndi, pikërsisht nga këmbët e Schweinit, ka ardhur dhe goli i barazimit, falë një ndërhyrjeje të saktë të Klose në zonë.

Ndeshja ka vijuar me epërsinë e gjermanëve, të cilët përmes ndikimit të Schweinsteiger kanë kryer një seri sulmesh të rrezikshme, por mbrojtja ganeze është treguar e vëmendshme dhe nuk ka lejuar që topi të hyjë në rrjetë.

Vlen të përmendet se me golin e shënuar, Klose ka barazuar brazilianin Ronaldo sa i takon numrit të golave të shënuar në botërore, plot 15 të tillë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA