Video/ Mbi 100 robotë përgatiten për gjysmëmaratonën e dytë humanoide në Kinë
Ishte takimi që do të ndryshonte përgjithmonë jetën e saj. Në Instagram ish-Posh Spice ka postuar një foto të një fustani. Një fustan që ka shumë domethënie për Victorian sepse është pikërisht ai që ka veshur në takimin e parë me David Beckham. Një fustan i shkurtër ngjyrë portokalli tipik për stilin e vajzës së grupit “Spice Girls”.
Me një postim në Instagram ajo ka shkruar “Shikoni çfarë gjeta! Fustanin që kam veshur në takimin e parë me David. Shumë i këndshëm”.
Victoria dhe David filluan të shoqëroheshin me njëri-tjetrin në vitin 1997 ku ajo ishte në kulmin e karrierës me grupin “Spice Girls” dhe David ishte lojtar i Manchester United. Çifti Beckham tashmë ka 4 fëmijë, 3 djem dhe 1 vajzë dhe gjithashtu karriera e saj ka marrë një drejtim të ri duke u bërë një stiliste shumë e kërkuar në botën e modës me linjat e saj të veshjeve.
Top Channel