Vajza e Will Smith, Willow fle me 10 gjarpërinj

20/06/2014 00:00

Sipas raportimeve të “ US Weekly” vajza e Will Smith, Willow duket se është e dashuruar pas  gjarpërinjve.

“Ajo ka më  shumë se 10 gjarpërinj që i mban si kafshë shtëpiake në dhomën e saj, disa prej tyre nuk janë të futur as në kafaze dhe prania nuk shkakton frikë tek 13-vjeçarja” , thotë një burim për “ US Weekly”.

Burimi shkon më tej duke thënë se vëllai i saj 15-vjeçar, Jaden është gjithashtu i dashuruar me këtë krijesë, që ai çuditërisht i thërret edhe të “dashurat e tij”.

“Ato rrëshqasin dhe rehatohen me të në shtrat”, vazhdon burimi për “US Weekly”.

Familja Smith u vu në qendër të kritikave pas postimit të një fotoja pak kohë më parë, ku vajza e tyre 13 vjeçare ishte në një shtat me aktorin 20 vjeçar, Moisés Arias.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel