Tifozët specialë të Rooney-t
20/06/2014 00:00
Bashkëshortja, fëmijët dhe familjarë të Rooney-t kishin fluturuar nga
Anglia në Brazil për të ndjekur nga afër ndeshjen Uruguaji-Angli. Ai
ishte dyfish i motivuar pasi në radhët e stadiumit kishte edhe tifozët
specialë.
Goli i vetëm i futbollistit shërbeu për statistikë sepse ndeshjen e fitoi Uruguaji.
Familja e tij ngrihej në këmbë pas çdo aksioni. Por pas përfundimit të ndeshjes bashkëshortja e futbollistit, Coleen shkruan në “Twitter”, “edhe pse shumë të mërzitur për ndeshjen, Wayne shënoi dhe djemtë e tij ishin aty për ta parë”.
Top Channel